BallinaAktualitetKokën e bandës së bananeve”, e kap ligji special, kush është i...

Kokën e bandës së bananeve”, e kap ligji special, kush është i dënuari që u arrestua në Gjermani me 400 milion euro kokainë

spot_img
spot_img

Albert Lame ose Albert Koschiek i është kërkuar nga OFL të deklarojë pasurinë në formular brenda 48- orësh.

Agjentja e OFL tha se “A. K., banues në Durrës, i dënuar  në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve”, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjet me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve”.

I njohour si “koka” apo udhëheqësi i ‘Bandës së bananeve’, Lame së bashku me disa shqiptarë të tjerë transporonin kokainë nga Ekuadori, në kuti bananesh për të furnizuar qytetet gjermane.

Më 2018 një ngarkesë 1.8 ton kokainë u kap në Gjermani e cila vinte nga Ekuadori me vlerë tregu prej 400 milionë euro.

Në këtë operacion u përfshinë 500 hetues dhe forca policore gjermane për të arritur në arrestimin e 13 shqiptarëve dhe tre të huajve.

Saktësisht u arrestuan Orneo Margjeka, Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj, Dario Lame, Ervin Llusha, Izmir Lami, Dolan Kocani, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan Beca, Granit Bajrami, Artan Mehmeti, Blerim Cakraj si dhe Alberto Kochsiek ose Alberto Lame, Anel Begovic dhe Kofi Oteng.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular