Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka reaguar në “Twitter” pas deklaratave nga përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë, duke shkruar se korrupsioni është ai që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja.
Kreu i PD-së, nënvizon se potenciali i vendit për të thithur investime po shkatërrohet nga “një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionit”.
“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë.
I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”, shkruan Basha në Twitter.