BallinaKryesorePPP-të e Toni Blerit dhe ato të lali Erit

PPP-të e Toni Blerit dhe ato të lali Erit

spot_img
spot_img

Nga Kleo Kostenja

Teksa po ndiqja Kryetarin e Bashkisë së Tiranës në Opinion, ajo që më tërhoqi më shumë vëmendjen ishte Terminali i ri i autobusëve i planifikuar të ndërtohet në kthesën e Kamzës, dhe ndërtimi i 17 shkollave të reja. Kryetari i Bashkisë, në vazhdimësi të premtimeve, tha se projekti i Terminalit, i cili kap vlerën 15 milionë euro do të ndërtohet me anë të Partneritetit Publik-Privat, ndërsa mashtroi kur u pyet për financimin e shkollave të reja.

Atyre që nuk iu kujtohet, qeveria e sotme e nisi mandatin e dytë me premtimin për të filluar një sërë projektesh në infrastrukturë, pjesë e planit zhvillimor 1 miliard euro. Plan i cili, prej skandaleve të njëpasnjëshëm të qeverisë, kapitulloi vetëm me prokurimin e një projekti infrastrukturor.

PPP-të kanë lindur si nevojë e sektorit publik për të financuar dhe për të transferuar riskun drejt sektorit privat. PPP nuk kanë një përkufizim të qartë e të saktë, por në formën e tyre origjinale konsiderohen si një formë prokurimi ku sektori privat është projektuesi, financuesi, ndërtuesi dhe menaxhuesi i projektit për një periudhe të caktuar kohe.

Teorikisht, në një vend ku funksionojnë rregullat e gares së lirë, kjo formë prokurimi është një situatë ëin-ëin, si për sektorin publik ashtu dhe për atë privat. Por, duke patur parasysh nivelin e lartë të korruspionit, mungesën e garës në fazën e tenderimit, mungesën e legjislacionit, mungesën e një strategjie reale dhe një analizë për përfitimet që do të sillnin PPP-të në Shqipëri, kjo është një situatë ku përfitojnë një grusht biznesmenësh e politikanësh dhe zhvaten taksa-paguesit shqiptarë.

Duhet patur parasysh se vende si Britania e Madhe, ku PPP-të kanë nisur që në kohën e Norman Lamont në 1992, dhe patën një boom gjatë qeverisjes së Tony Blair-it, kanë ndaluar përdorimin e PPP-ve dhe, në buxhetin e vitit 2019, nuk është parashikuar asnjë fond për këtë formë prokurimi. Edhe pse Konservatorët bënë ndryshime rrënjësore në skemën e PFI (Private Finance Initiative) duke prodhuar PF2, përsëri nuk u arrit të argumentohej nga Departamenti i Infrastrukturës që kjo skemë arrin të sjellë benefite që nuk mund të arrihen me anë të metodave të tjera të prokurimit.

Për të identifikuar avantazhet dhe benefitet që PPP-të sjellin në një projekt të caktuar, fillimisht bëhet një analizë risku e më pas një analize e bazuar në 3E-të (eficensë, efikasitet dhe ekonomi).

Doja të shtroja disa pyetje për kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë:

  • Në cfarë analize e studimi u bazua plani 1 Miliard Euro dhe pse, asnjëherë, nuk janë bërë publike?
  • A ka një plan kryetari i Bashkisë të ndërtojë shkollat e reja në Tiranë duke përdorur PPP-të? Nëse po, çfarë analize e studimesh janë bërë për projektet më të fundit PPP nga Bashkia Tiranë?
  • Kur vende demokratike si Britania e Madhe, ku realisht funksionojnë institucionet, ku ka një legjislacion të qartë prokurimi e tenderimi, të cilat sigurojnë garën e lirë dhe mbrojnë taksapaguesit, heqin dorë nga PPP-të, çfarë i shtyn ligjvënësit e drejtuesit lokalë shqiptarë drejt PPP-ve?!

PPP-të kanë rezultuar shumë efikase dhe fitimprurëse në shumicën e rasteve për kompanitë konrataktuese. A mos janë fitimet marramendëse të kompanive e biznesmenëve përfitues të PPP-ve arsyet e vërteta që shtyjnë kryetarin e Bashkisë dhe kryeminstrin drejt kësaj forme prokurimi?

*Autori studion në Mbretërinë e Bashkuar për “Quantity Surveying and Commercial Management”. Tema e tij e diplomës ka të bëjë me PPP (Partneritetin Publik Privat).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular