BallinaKryesoreMother Jones”, “Plagjiatura”mediatike praktikisht, mbetet fatkeqësi e Shqipërisë

Mother Jones”, “Plagjiatura”mediatike praktikisht, mbetet fatkeqësi e Shqipërisë

spot_img
spot_img

Nga Bekim Bruka

Në Shqipëri fenomeni i çdo produkti politik që vjen nga jashtë merret si i mirëqenë, veçanërisht kur vjen nga Shtetet e Bashkuara e pavarësisht nga rryma apo fraksioni ideologjik që përfaqëson. Vetëm e vetëm se vjen nga jashtë e për shkak të krisjes së besimit popullor ndaj mendimit politik, intelektual dhe hetues shqiptar. E si e tillë është tejet e vështirë të ndahet një informacion i shkruar nga stilolapsi politik nga fakti që bazohet mbi të vërtetën e padiskutueshme. Media në tërësi, e shkruar apo vizive, botërosht njihet si një fenomen me prirje kah e majta liberale dhe social-demokrate. Vendosmëria dhe qëndresa opozitare mediatike që u bëhet qeverive të djathta e posaçërisht atyre konservatore( në rastin konkret procesi i BREXIT dhe Presidenca Amerikane), është pasqyrë e kundërt e propogandës mbështetëse ndaj çdo qeverie të majtë, që kapitalin politik e siguron nëpërmjet internacionalizmit të jashtëligjshëm dhe thyerjes së kufinjëve kombëtare e demokracive tradicionaliste.
Në dokumentarin e datës 28 mars 2019 Top Channel, njëri nga dy televizionet kryesore shqiptare dhe e akuzuar vazhdimisht për prirje dhe lidhje klienteliste me krerët e Partisë Socialiste, publikoi një raport të revistës “Mother Jones” për lidhjet e Partisë Demokratike me financimet ruse në Ballkan dhe përpjekjen e këtyre të fundit në mbështetje të protestave në Beograd e Tiranë. Por përqëndrimi nuk është këtu e nuk duhet të jetë kurrësesi. E vërteta do hetim gjyqësor të pandikuar në një botë të kthyer në një trajtë politike ku centrizmi juridik zor se gjindet. Nëse Partia Demokratike e Shqipërisë, partia e parë pro-perëndimore e tranzicionit ka pranuar drejtpërdrejt apo tërthorazi shuma nga tregu i zi rus sipas akuzave të së vetmes parti të mbetur në Shqipëri me rrënjë jugosllave e ruse(Partia Socialiste e Shqipërisë), dhe nëse ky konfuzion i madh diplomatik del të jetë i vërtetë, mos-ekzistenca e partisë më të madhe opozitare në vend si pasojë e një skandali të mundshëm rrezikon dhe mbijetesën e demokracisë së vendit.
Por revista “Mother Jones” mbetet referenca kryesore e këtij dokumentari dhe qendra e opinionin rreth çështjes me investigimin e saj dy vite më parë në kulm të tensioneve PS-PD për shkak të çadrës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Kjo revistë praktikisht dhe teorikisht nuk mund të jetë kampione e informacionit e as Shën Mëri në mbrojtje të së vërtetës dhe zbulimit të skandaleve të komponentëve të djathtë përsa kohë në orientimin ideologjik ka si mbështetës radiklizmin, progresizmin dhe liberalizmin e së majtës amerikane e botërore. E njohur për lidhjet e saj në mbështetje të Partisë Demokrate amerikane, një parti e qendrës së majtë që po shkon dita ditës drejt socializmit me individë si Bernie Sanders dhe Ocazio-Cortez dhe flamurtare e anti-Republikanizmit kjo revistë ushtron lirinë e fjalës dhe shprehjes kur investigon çështje si financimet ruse në Ballkan por e vret njëkohësisht së bashku me Top Channel dhe shumë media në Shqipëri me heshtjen ndaj skandalit të financimeve të Open Society( menaxhuar nga George Soros), me paratë e taksapaguesve amerikanë në mbështetje të kapjes së sistemit të drejtësisë në Shqipëri nga socialistët nëpërmjet të ashtuquajturës “Reformë në Drejtësi”. Megjithatë dhe një akuzë e tillë nuk qëndron përsa kohë nuk ka një hetim serioz ose publik ndaj saj. Referimi i CNN, CBS apo Mother Jones si kanale mediatike të njëanshme që bënë çdo gjë e shumë më shumë se vetë stafi i fushatës së Hilari Klinton që Trump të mos zgjidhej President në 2016, e që personalisht pedagogët ma kanë ndaluar çdo referim bazuar tek ta (apo edhe Breinbart dhe Fox News) në temën përfundimtarë të semestrit, si media jo-serioze e të njëanshme, pra një referim tek ta nga një Televizion shqiptar nuk mund të quhet kurrsesi serioz.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular