BallinaKryesoreAleati i PD: Nëse nuk ikën Rama, ja çfarë do të ndodh...

Aleati i PD: Nëse nuk ikën Rama, ja çfarë do të ndodh me zgjedhjet me 30 qershor

Për herë të parë, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka sqaruar se opozita nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, nëse në krye të qeverisë do të jetë Edi Rama. “Me Edi Ramën Kryeministër ne nuk do hyjmë në zgjedhje as lokale as parlamentare”, nënvizoi Mediu në emisionin ‘Provokacija’, duke shtuar se ky është qëndrim dhe jo një vendin përfundimtar.

Përsa i takon reformës në Drejtësi, Mediu deklaron  se shteti ka dhunuar Kushtetutën pasi nuk kanë funksionuar afatet ligjore të zbatimit. “Reforma në drejtësi bazohet në dy kolona; vetingu që është i domosdoshëm dhe krijimi institucioneve që bënin propozime dhe plotësonin vendet vakante. Shteti ka dhunuar Kushtetutën se ka pasur afate ligjore të zbatimit të reformës në drejtësi që nuk kanë funksionuar për shkak të qëllimeve të mbrapshta. Ka qenë një lojë për të arritur në këtë nivel, pastrimi i gjykatave”.

Në fund, Mediu i bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të mos heshtin më para fenomenit të shit-blerjes së votës, pasi kjo gjë dëmton shqiptarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular