Gazetari Ferdinand Dervishi lexoi mesazhin që Kostandin Kacifas la përpara se të vetëvritej. Dervishi, në “366 Gradë”, u shpreh se Kacifas u përdor nga ekstremistët e Agimit të Atë. Sipas gazetarit, Kacifas ishte divorcuar nga bashkëshortja, çka, sipas gazetarit, mund ta ketë përjetuar keq këtë moment. Në mesazhin që ai lexoi në studion e emisionit “360 Gradë”, tregohet se si Kacifas bënte thirrje “që në 28 tetor të jepnin një mesazh”.
Dervishi: Pjesa më e rëndësishme është se pse erdhi ky te vetëvrasja? Flasim për një radikalizim të këtij njeriu. Ishte divorcuar, kishte dhe një fëmij, dhe ka të ngjarë që këtë moment ta ketë përjetuar shumë keq. Në këtë moment ky ka rënë në duart e “Agimit të Artë”. Ky ka shkuar drejt këtij drejtimi, dhe është investuar me gjithë shpirt. Ato që shikoni në Bularat, kishte dy-tre vite që e bënte vetëm ky.
Kishte blerë me lekët e veta për të bërë një flamur, që është përdorur edhe nga “Agimi i Artë”. Ai flamur është përdorur për protestat në Selanik kur Greqia ra dakord me Maqedoninë e Veriut për emrin. Ky njeri ishte përdorur nga Agimi i Artë. Unë po lexoj atë çfarë ka lënë të shkruar në 23 tetor ky njeri: Cipras dhe Rama i bëjnë llogaritë pa hanxhim. Për një gjë të jenë të sigurt, rinia zemërluane e “Vorio Epirit” nuk do të qëndroj këmbëkryq. Thirren të gjithë grekët e “Vorio Epirit” që në 28 tetor të dërgojnë një mesazh në të gjitha anët, Greqi ose vdekje!
/Ora News.tv/