Përveç problemit për vende varresh, të cilat në shumicën e rasteve blihen duke paguar nën dorë, së fundmi edhe fekalet duket se po shqetësojnë ata që nuk jetojnë më dhe familjarët që shkojnë për ti vizituar.
Bëhet fjalë për varrezat e Sharrës, ku sipas fotos që ka publikuar anëtarësi i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi, duket në gjendje të mjeruar. “Fekale haptaz mes varrezave. Fasadë e llogje pafund – realiteti fekale pafund”, shkruan eksperti i mjedisit mbi foto.