Gazeta Insajderi ka siguruar videon e aksidentit të frikshëm në Korishe të Prizrenit ku një person mbeti i plagosur rëndë.
Aksidenti, i cili ndodhi mbrëmë pas mesnatës, dyshohet se drejtuesi i mjetit që ka qenë edhe shkaktar, ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, në këtë aksident janë përfshirë tre automjete.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në magjistralen Prizren – Suharekë, në hyrje të fshatit Korishë në orën 03:00 të mëngjesit. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i cili fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, pastaj me rekomandim të mjekëve është dërguar në QKUK në Prishtinë”, është shprehur Osmanollaj.