Misioni i këtij projekti ështëmenaxhimi me qëllim zvogëlimin e ndikimeve të mbetjeve dhe reduktimin e inputeve të lëndëve të para në ekonomi. (Direktiva 2008/98/EC, është direktiva bazë në të cilën mbështeten qëllimet e projektit).
Qëllimi final i tij është:
- Të reduktojë ndotjen e ambjentit nëpërmjet devijimit të volumit të mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme të cilat groposen apo depozitohen
- Të reduktojë sasinë e importeve të lëndëve të para
- Të reduktojë kostot për industritë
- Të pakësojë gazrat serë (GHG)
Produktet kryesore tëkëtij projekti jane krijimi i një platforme dixhitale, e cila do të bëjë hartëzimin dhe harmonizimin midis prodhuesve të mbetjeve të ngurta dhe përdoruesve të mundshëm të tyre, në rajonin e Ballkanit Mesdhetar (Shqipëri, Greqi, Qipro dhe Bullgari), duke përdorur një numër algoritmesh si dhe krijimi i një ekosistemitë grupeve të interesit në rajon, i cili do të përshtasë këtë platformë dixhitale në mënyrë që të bëjë të mundur përdorimin e mbetjeve, duke i kthyer ato në ciklin e prodhimit, duke minimizuar në këtë mënyrë prodhimin e mbetjeve.
Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse
www.facebook.com/SWANplatform www.swan-interreg.com