Kreu i PD-së Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, që prej mbrëmjes së djeshme ndodhet në Vjenë ku ka zhvilluar takime të shumta në lidhje me situatën në Shqipëri.
Pas takimeve, Basha do të rikthehet në Tiranë ku në orën 18:00 do të zhvillojë një mbledhje me kryesinë e Partisë Demokratike.
Siç bëhet e ditur, në këtë mbledhje të kryesisë së PD-së, do të diskutohet për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me situatën në Shqipëri.