BallinaUncategorizedVrasja e dyfishtë në Rrëshen/Basha: Shqipërisë i duhet shtet serioz me dënime...

Vrasja e dyfishtë në Rrëshen/Basha: Shqipërisë i duhet shtet serioz me dënime të ashpra

spot_img
spot_img

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrëshen.

“Jam shumë i tronditur nga vrasja brutale e Esmeralda Filopatit, nënë e tre vajzave dhe vëllait të saj Vledisonit. 

I dyshuari kryesor, ish-burri i viktimës, ka qenë më parë në burg për dhunë në familje dhe e ka kërcënuar atë vazhdimisht. 

Shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur vajzat dhe nënat nga këto krime monstruoze. 

Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto drama të dhimbshme. 

Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes time janë me familjen Filopati dhe miqtë e të afërmit e viktimave,” shkruan Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular