BallinaOP EDMe 2 Mars kundër atyre që duan të na vjedhin të ardhmen...

Me 2 Mars kundër atyre që duan të na vjedhin të ardhmen duke rrëmbyer Kushtetutën

spot_img
spot_img

Nga Frenkli Prengaj

Që presidenti ka të drejtë, kjo nuk po vihet në dyshim as nga rilindasit më të thekur. Strategjia që po ndiqet tani nga regjisorët e grushtit të shtetit është ajo e sulmeve personale ndaj Ilir Metës. Une as që dua ti hy ketij debati, e jo më ta mbroj Ilir Metën. Une thjesht dua që gjykata kushtetuese të mos kapet nga kryeministri. Më sakte të mos rrëmbehet, se ky është rrëmbim në mes të ditës, madje pa maska fare. Regjisorët janë po të njëjtët, ka kohë që vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Janë të njëjtët regjisorë që na vodhën paratë për t’i shpërndarë koncesione miqve të tyre.

Janë të njëjtët regjisorë që na vodhën sigurinë duke fuqizuar të fortët krah tyre.

Janë të njëjtët regjisorë që i vodhën lirinë kryefamiljarëve se nuk paguan dot dritat, për tu dhënë lirinë të fortëve.

Janë të njëjtët regjisorë që tentuan të na vidhnin universitetin me ligjin e arsimit të lartë.

Janë të njëjtët regjisorë që sot kërkojnë të na vjedhin të ardhmen duke rrëmbyer Kushtetutën.
Prandaj mjaft më me teorinë “ktheji faqen tjetër”. Këtë rradhë regjia do te jetë e njëjtë, por fundi i ndryshëm.

Unë rreshtohem krah presidentit me 2 Mars në shesh.

Me presidentin, për Kushtetutën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular