BallinaKryesoreBeteja me virusin/Eksperti i sigurisë, Piro Ahmetaj: Presidenti të mbledhë Këshillin e...

Beteja me virusin/Eksperti i sigurisë, Piro Ahmetaj: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

spot_img
spot_img

Nga Gjeneral Piro AHMETAJ*

Mbarëshqiptarët po ndjekin me shqetësiminlegjitim, papërgjegjshmërinë cinike, mungesën kritike të kapaciteteve, si dhe adresimin propagandistik të rrezikutqë u paraqitet qytetarëve nga epidemia e koronavirusit, qëfatëkeqësisht ka prekur tashmë pothuaj të gjitha vendet fqinje.

Kryetari PD, Basha,i`u ka adresuar thirrje të përsëritura qytetarëve, medias në mënyrë të posaçme, tëruajnë qetësinë, të shmanget paniku,të rrisin vigjilencën e domosdoshme dhe solidaritetin mbarëqytetar, për t`u njohur me rrezikun, listën e masave parandauese,si dhe raportuar menjëherësimptomat dhe rastet e konstatuara pranë institucioneve shëndetësore.

Në cilësinë e ish-këshilltarit, duke çmuar se interesat jetike (jeta, prona dhe prosperiteti i qytetarëve), përbëjnë pjesën më themelore të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, do i rekomandoja Presidentittë Republikës, të vlerësojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si i vetmi mekanizëm kushtetuesdhe legjitim, ku qeveria, institucionet dhe strukturat kanë detyrimin shtetëror të raportojnë për shkallën e rrezikut që i paraqitet vendit, masat e marra nga strukturat përgjegjëse për parandalimin, gjendjen reale të kapacitetevedhe pajisjeve, për tëreduktuar rrezikun dhe për t`u përballur me këtëepidemi mjekësore.Si shembull, përmend se, vetëmdje, Presidenti i Rumanisëzhvilloi takim-urgjenttë KSK me këtë subjekt.

Së treti, si ekspert në fushën e sigurisë, do i kërkojaQeverisë, që nëpërmjet fondit të emergjencës,(përveç termometrave bazikë),urgjentisht, të realizojëblerjen e pajisjeve modernepër personelin mjekësor (heronjtë e angazhuar në vijën e parë); përpersonelin e kontrollit nëAeroport dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar, si dhe ngritjen e kapaciteteve tëdomosdoshmetë karantinave, për trajtimin e të infektuarëve, sipas udhëzimeve dhe standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe mësimeve të nxjerra nga eksperienca e vendeve të prekura.

Në shtesë,po ashtu, do i kërkoja Qeveria tëpërgatisëdhe bëjë publike një plan kombëtar, tëplotë, të integruar me masatë përshkallëzuara sipas shkallës së rrezikut, përfshi konsiderimin e neneve 173 dhe 174 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë(shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ose të fatkeqësive natyrorenëse situata do të përshkallëzohet, që sigursiht,(lutemi të mos ndodhë), ndalimin e fluturimeve me vendet mbartëse, mbylljen e shkollave, grumbullimeve publike, si dhe realizimin e regjimit të karantinës për zonat dhe qytetarët që mund të infektohen.

Së fundmi, përsëris përqasjen e përgjegjshme shtetërore tëzotit Basha:“ashtu si në rastin e tërmetit, nëkëtë rast, dhe çdo rasttjetër, PD në opozitë apo qeverisje, nuk bënëdhe nuk do të bëjëkurrë politikë, as kopromise dhe as prapagandë me jetën, fatëkeqësitë dhe sigurinë e qytetarëve”.

Në të kundërt, nën drejtimin dhe direktivën e Kryetarit Basha:“me qytetarët, te qytetarët, për qytetarët”,strukturat përkatëse dhe ekspertët e fushës,po ndjekim hap pas hapi (24/7) situatën,si dhe mbetemi të gatshëm, të angazhuar, dhe të motivuar të kontribuojmë me të gjitha kapacitetet, ekspertizën dhe mundësitë për të parandaluar, menaxhuar rrezikun, adresuar masat e duhura dhe ulur në maksimum pasojat.

 

*Gjeneral ® Piro Ahmetaj,

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular