Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe talebanët kanë nënshkruar këtë të shtunë njё marrёveshje historike tё paqes.
Marrёveshja u nёnshkrua nё njё ceremoni nё Doha, nga drejtuesi i negociatave pёr palёn amerikane, Zalmay Khalisazad dhe kreu negociues i talibanёve, Abdul Ghani Baradar.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se marrёveshja parashikon tёrheqjen e plotё tё trupave amerikane nga Afganistani brenda 14 muajsh. Me kёtё marrёveshje duhet tё marrё fund edhe konflikti 20 vjeçar nё Afganistan.
Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili udhёtoi nё Doha pёr marrёveshjen, u shpreh, se ajo hap rrugёn pёr njё paqe tё qёndrueshme nё Afganistan. “Ne qёndrojmё nё fillim”, tha Pompeo tё shtunёn duke theksuar, se ulja e ndjeshme e dhunёs do tё krijojё kushtet pёr paqen.
Pompeo paralajmёroi talibanёt tё mos e shohin marrёveshjen si pranim tё dёshtimit tё SHBA-sё.
Ndërsa Presidenti amerikan, Trump kishte apeluar njё ditё mё parё tё kapej ky shans pёr paqen dhe njё tё ardhme tё re./abcnews.al