Presidenti Ilir Meta publikon pamjet e rralla të viteve ’90, kur ai dhe studentët e tjerë u ngritën për t’u përballur me kupolën e diktaturë. Siç e thekson vetë Kreu i Shtetit, në atë kohë diktatura u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.
Lidhur me këtë, Meta iu bën thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen manifestimit të 2 marsit, duke theksuar se nesër duhet ta dëgjojë gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”
“Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më ?mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë. Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.