Kongresi i Partisë Socialiste ka zgjedhur anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.
Sipas të dhënave nga vetë PS-ja, Pjesëmarrja në votime ishte 85.3%, thënë ndryshe votuan 1242 delegatë nga 1456 të tillë.
Ata kanë zgjedhur 135 delegatët ku bien në sy emrat e Vangjush Dakos në Durrës apo Qazim Sejdinit në Elbasan.
Sipas PS-së, “këto votime treguan edhe një herë rritjen e përfaqësisë së vajzave/grave në strukturat e partisë, të cilat do të përbëjnë 45.2% të Asamblesë Kombëtare”.