Një numër i madh banderolash tërheqin vëmendjen gjatë manifestimit që po mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në njërën prej tyre, qytetarët i kujtojnë kryeministrit Rama se nëse shkel kushtetutën, atëherë shqiptarët kanë Kanunin.
“E ke dh* krejt, nëse bie Kushtetuta, kemi Kanun”, shkruhet në banderolë.
Manifestimi nisi me këngë patriotike, teksa Presidenti Meta dilte nga godina e Presidencës.