Nga Paulin Marku
Shumë individë, politikanë, analistë ,vendas e të huaj, e shikojnë me skepticizëm vendimin e opozitës për “djegien e mandatave” dhe “mospjesmarrjen në zgjedhjet lokale” . Maxhoranca aktuale ,jo politike ,natyrshëm e kritikon atë dhe është përpjekur të intrigojë ndërkombëtarët me dy argumenta.
-1. Opozita ka frikë nga reforma në drejtësi . Një argumenti qesharak që askush nuk e beson,kur sot pozita ka të gjtha të drejtat të denoncojë të korruptuarit opozitarë.
-2.Dorëzimi mund të shërbente si precedent për vendet e rajonit. Opozita dhe opozitarët janë përpjekur dhe përpiqen të japin argumenta në mbrojtje të këtij vendimi kompleks,shumë të tjerë që s’duan të përfshihen në këtë debat bëjnë disa pyetje.
A ishte një vendim i drejtë, i pashmangshëm, vetëvrasës apo efikas?
Një vendim nën detyrimin e kushteve të papara ne këto 30 vite, që i përjetojnë prej kohësh vetëm qytetarët e shqiptarë?
Një vendim in ekstrem që nuk ka asnjë precedent tjetër më parë dhe që nuk do të kthehet ndoshta kurrë në precedent as në kohë dhe as në hapsirë, pra që ndoshta do të mbetet i vetmi?
Një vendim shumë i komplikuar dhe kompleks?
Një vendim i paimagjinueshëm në kushte të tjera, por i papërjashtueshëm në kushtet konkrete ku gjëndet vëndi?
Një vendim i marrë me detyrim nga e keqja e madhe që Rama e ka kthyer në metodë drejtimi duke shkatërruar demokracinë dhe mekanizmat e saj për shkatërrimin e kësaj të keqeje, pra një vendim që është marrë pasi janë shteruar të gjithë mjetet e mënyrat e tjera demokratike për të dalë nga kjo situatë e pa preçedentë?
Një vendim i marrë për shkak të situatës së krijuar vetëm nga një individ dhe që mund të zgjidhet vetëm duke larguar pikërisht këtë individ? Një vendim që ndërkombëtarët do ta kishin të vështirë ta pranonin publikisht ndërkohë që ata njohin shumë mirë kushtet e tmerrshme që i detyrojnë qytetarët shqiptarë të largohen nga vëndi i tyre, dhe pikërisht për këto kushte nuk i hapin negociatat për Shqipërinë? Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të ndryshme nga personazhe me interesa të ndryshme, për rrjedhojë është e vështirë që debati për këtë cështje të shterohet racionalisht. Po ashtu duhet patur parasysh se ky vendim përbën një realitet që do të shërbente për të kuptuar apo për të hetuar se në cfarë regresi ndodhet demokracia shqiptare?! Ky është një sinjal për këdo që do Shqipërinë dhe jo për qeveritarë që duan vetëm pasurinë.
Besoj se demokracia sot po vazhdon regres.!!!!! Kjo e bën më të dhimbshme jetën e qytetarëve të thjeshtë të shqiptarëve ,pa dallime politike . Vetem reagimi qytetar mund të jap zgjidhje !!! Ne e duam Shqipërinë dhe kjo ndoshta vlen më shumë se pasuria e paligjshme politike .