BallinaUncategorizedNis fazë e re aplikimesh, legalizimet deri më 2028! Kujt i prishet...

Nis fazë e re aplikimesh, legalizimet deri më 2028! Kujt i prishet shtëpia lekët në dorë, familjet që përjashtohen…

spot_img
spot_img

Për të mbyllur procesin e legalizimeve, Qeverisë jo vetëm nuk do t’i mjaftojë ky mandat, siç edhe u zotua, por do t’i duhen edhe dy mandate të tjera.

Ishte kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, i cili gjatë seancës së mbajtur në Komisionin e Ligjeve tha se për përfundimin e procesit do të duhen edhe 8 vite të tjera. Gjithsej, deri më tani ka përfunduar legalizimi i 180 mijë objekteve informale në të gjithë vendin. Ndërkohë, nga 320 mijë të identifikuara si të tilla, 90 mijë janë skeduar në kundërshtim me ligjin. Kjo do të thotë se kanë mbetur edhe rreth 50 mijë ndërtime, në pritje të marrjes së certifikatës së pronësisë.


LEGALIZIMET

Me zyrtarizimin e ligjit pritet të rihapet edhe një fazë e re aplikimesh. Me reformën e ndërmarrë këtu e 6 vite më parë përcaktohej si prag viti 2014, çka do të thotë se objektet e ndërtuara pas këtij viti s’mund të ishin pjesë e procesit.

Por në ligjin e miratuar dje në Parlament, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, ofrohet një mundësi e re.

“Ndërtimet për të cilat poseduesit nuk kanë aplikuar për ligjësim deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, trajtohen nga ASHK-ja, kryesisht, gjatë proceseve të regjistrimit fillestar ose përmirësimit të zonës kadastrale, apo nëpërmjet procedurës së evidentimit të ndërtimeve pa leje”, thuhet në nenin 14.

Për procedurat e legalizimit duhet veç genplanit të ndërtimit, edhe planimetria e çdo kati dhe sipërfaqet në m2, si dhe aktekspertizat nga një ekspert ose ent i licencuar për qëndrueshmërinë konstruktive të objektit, për ndërtimet me lartësi mbi 4 kate.

Brenda 60 ditëve nga kualifikimi i objektit, Agjencia e Kadastrës ka detyrimin të përmbyllë edhe procedurat e legalizimit dhe regjistrimit të pasurisë.

FAMILJET QË PËRJASHTOHEN

Familjet që përjashtohen nga procesi nuk do të mbesin në qiell të hapur. Ato do të kenë të drejtë të trajtohen me një nga programet e strehimit. Përveç këtij opsioni, do të ofrohet kompensim financiar jo në vlerë tregu, por mbi bazën e kostos së banesës.

“Për ndërtimet pa leje që nuk ligjësohen, njihet vlera e investimit deri në masën e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga enti shtetëror përgjegjës për strehimin, të përcaktuar në legjislacionin në fuqi, në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ata trajtohen nga shteti nëpërmjet shpërblimit financiar dhe/ose programeve sociale të strehimit, ose formave të tjera alternative të trajtimit”, thuhet në nenin 29 të ligjit.

Sipas të dhënave të Kadastrës, janë mbi 90 mijë shtëpi që bien ndesh me kriteret e kualifikimit, pjesa më e madhe prej tyre në kryeqytet. PANORAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular