Qyteti i Shkodrës i blinduar sot nga forcat e policisë për varrimin e e dy vëllezërve të vrarë dje Astrit dhe Brahim Bilali. Ndërkohë, ceremonisë mortore mësohet t’i jetë bashkuar edhe Asmer Bilali, djali i Astrit Bilalit, i cili njihet si një nga nga anëtarët e grupit “Bajri”.
Asmer Bilalit i është dhënë leje nga burgu të marrë pjesë në varrim. Mësohet se të paktën 3 furgonë dhe makina të tjera policie shoqërojnë Asmer Bilalin në ceremoninë mortore.