Lacio ka mposhtur Interin me rezultatin 0-1 në kryendeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serisë A. Goli i Milinkoviç-Saviç në minutën e 13-të i dhuroi fitoren skuadrës së Inzagit që e sheh veten në vendin e 5-të në kuotën e 48-pikëve.
Kujtojmë që skuadra e kaltër ka edhe një sfidë më pak se rivalët e tjerë, teksa “lufta” për një vend në Champions sapo ka nisur. Nga ana tjetër zikaltërit, humbën shansin ideal për të thelluar diferencën nga Milani, duke vënë në rrezik vendin e tretë.Vlen për t’u përmendur paraqitja fantastike e Thomas Strakoshës në sfidën e sotme, i cili rezultoi vendimtar me pritjet e tij. Ndërsa nga ana tjetër, të kaltërit e Inzagit janë të dënuar për “fitore”, për të parakaluar Romën në renditje, pasi në rast të kundërt, gjërat do të vështirësoheshin së tepërmi për sa i përket rrugës drejt Championsit. Panorama Sport
Të dy teknikët kanë bërë publikë edhe formacionet zyrtare, teksa vijnë në përballjen e sotme më këto rreshtime:
FT| INTER-LACIO 0-1
Milinkoviç-Saviç 13′
43′ Fantastik Strakosha. I mohon golin e barazimit Keita Baldesë!
FORMACIONET ZYRTARE:
INTER: Handanoviç, Dambrosio, Shkriniar, Miranda, Asamoah, Vesino, Brozoviç, B.Valero, Politano, Perisiç, Keita Balde.
LACIO: Strakosha, Açerbi, Bastos, Luiz Felipe, Luliç, Romulo, Lukas Leiva, Milinkoviç-Saviç, Luis Alberto, Korrea, Imobile.