BallinaAktualitet1.2 milionë maskave të skaduara/Zbardhet kallëzimi PD për Ogerta Manastirliun

1.2 milionë maskave të skaduara/Zbardhet kallëzimi PD për Ogerta Manastirliun

spot_img
spot_img

Zbardhet kallëzimi penal i PD për Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe zyrtarëve përgjegjës për shpërndarjen tek personeli shëndetësor të 1.2 milionë maskave të skaduara. Ogerta Manastirliu kallëzohet për 5 vepra penale, përfshirë shpërdorimin e detyrës.

Kallëzimi penal i Partisë Demokratike argumenton se Ministrja e Shëndetësisë është përfshirë në një veprimtari kriminale me pasoja të rënda për shëndetin e stafit mjekësor, duke urdhëruar shpërndarjen dhe përdorimin nga personeli mjekësor të maskave të skaduara prej dhjetorit 2011.

“Ky është një krim i rëndë shtetëror me përgjegjëse direkte ministren e Shëndetësisë, e cila është përfshirë në një operacion manipulimi për të marrë mbetjet spitalore që duhej të asgjësoheshin dhe për t’ia vënë në dispozicion stafit mjekësor.”- thuhet në kallëzimin e 10 Marsit të Partisë Demokratike, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Në kallëzim thuhet se Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një skenar kriminal të manipulimit, të fshehjes së vërtetës, duke vënë në dispozicion të mjekëve mbetje spitalore, në vend te asgjesimit të tyre.

Partia Demokratike denoncoi dje se qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Kutitë me maskat e skaduara ishin një etiketë që mbulonte datën e skadencës, duke shkelur ligjin në mënyrë të dyfishtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular