BallinaKryesoreRama shpalli kapitullimin mbrëmë!

Rama shpalli kapitullimin mbrëmë!

spot_img
spot_img

Nga Red Varaku

Masat që ka ndërmarrë deri tani qeveria shqiptare janë identike me masat radikale që mori edhe qeveria italiane, pasi situata i doli jashtë kontrollit për shkak të neglizhencës së saj.

Por, ndërkohë që Italia këto masa i ka shoqëruar edhe me masat përkatëse që garantojnë siguri ekonomike tek qytetarët, qeveria shqiptare akoma nuk ka ndarë një buxhet për përballimin e kësaj situate, ndaj situata pritet të përkeqësohet në ditët në vijim.

Këto janë masa për të cilat nuk do të kishte qenë fare nevoja nëse do të ishte ndërhyrë në kohë.

Janë masa që siç theksoi edhe vetë kryeministri shqiptar mbrëmë në Opinion, nuk e parandalojnë më përhapjen, por thjesht mund ta frenojnë disi shpejtësinë e përhapjes, gjë që do t’i lejonte autoriteteve përballimin me sukses të fluksit të të sëmurëve.

Në thelb ai deklaroi se edhe masat drastike në këtë moment nuk do të jepnin ndonjë efekt të madh për sa i përket përhapjes. Sipas tij çfarë është bërë është bërë dhe nuk mund të ndalet më, por gjithsesi mund të frenohet disi.

Ajo që kryeministri nënkupton është që ne nuk mund ta ndalim dot më koronavirusin, por ne mund ta frenojmë atë, në mënyrë që kapacitetet tona të kenë mundësi ta përballojnë fluksin.

Kjo qasje,në Itali fatkeqësisht ka sjellë një numër të madh vdekjesh në raport me të infektuarit, gjë që ka sjellë alarm dhe panik tek qytetarët. Të njëjtat pasoja pritet të sjellë edhe në vendin tonë në ditët në vijim, por disa herë më të larta, për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë tonë, e cila është tejet e vonuar në marrjen e masave.

Nëse qeveria shqiptare do të kishte qenë e përgjegjshme duhet t’i kishte ndërmarrë masat radikale me kohë , sepse dihet mungesa e kapaciteteve në sistemin tonë shëndetësor, që u reflektua menjëherë në shpërndarjen e maskave të skaduara dhe batërdinë që ndodhi në spitalin e Durrësit.

Ndërkohë, ajo mund të kishte adoptuar që në fillim një tjetër qasje , më të kujdesshme . Ndër më të suksesshmet rezulton qasja e qeverisë norvegjeze, e cila nuk shquhet për ndonjë sistem të mirë shëndetësor, madje konsiderohet i prapambetur në raport me Italinë, ka dhënë rezultat të jashtëzakonshëm.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 ndryshon si nata me ditën me Italinë, nga 675 persona të infektuar ka vetëm një të vdekur. Edhe një herë , kjo jo për shkak të zhvillimit apo teknologjisë, por vetëm për shkak të qasjes dhe organizimit

Qeveria norvegjeze zgjodhi një strategji tjetër. Shteti norvegjez, duke parë faktin se ky virus është vdekjeprurës për moshat e treta, shkeputi menjëherë zinxhirin midis moshës së parë dhe të dytë me moshën e tretë.

Pra, shkëputi menjëherë zinxhirin familjar. Djali apo vajza, nipërit ose mbesat nuk mund të qëndronin me prindërit ose gjyshërit e tyre. Sepse, ç’kuptim kanë masat kur moshat e treta janë të ekspozuara ndaj virusit.

Njëkohësisht , shteti aktivizoi menjëherë burimet e tij rezervë, duke punësuar shumë të rinj për t’i shërbyer moshës së tretë, ndërkohë aktiviteti jetësor vazhdonte normalisht.

Ajo që po përpiqem të them është që më e rëndësishme se masat , shpesh është qasja . Sepse, sado masa drastike të marrësh, nëse ke qasjen e gabuar, nuk do t’i arrish dot objektivat.

Shpesh, masat drastike nuk prodhojnë asgjë, përveç idesë që qeveria po e bën detyrën e saj, dhe me këtë qasje qeveria i lan duart nga përgjegjësia , por nuk ndihmon aspak në uljen e vdekshmërisë.

Ndaj, kollarja e zezë, nevrastenia, lotët, qurrat dhe vendimet drastike, duke u impostuar sërish si ‘shpëtimtari’ i kombit, janë vetëm masa që synojnë të shpëtojnë jetën e qeverisë, por jo jetën e shqiptarëve. Sepse, është e qartë që qeveria ka kapitulluar në misionin e saj për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Tani i ka mbetur thjesht të numërojë kufomat me maskën e skaduar në fytyrë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular