Partia Demokratike i është përgjigjur me anë të një video kryeministrit Rama i cili nga data 27 shkurt deri më 12 mars ka përgënjeshtruar disa herë veten në deklaratat për koronavirusin në Shqipëri.
‘Kur i kërkonim të merrte masa, na akuzonte se po përhapnim panik dhe se koronavirusi nuk na kërcënonte. Tani që kërcënimi është realitet, bërtet se jemi në luftë!
Në luftë ishim edhe në 27 Shkurt, edhe në 2 Mars, edhe në 12 Mars. I vetmi që nuk e kuptonte në kohë situatën dhe nuk jetonte me realitetin ishte Edi Rama!
Përgjegjshmëria kërkon që të jesh i përgatitur dhe të marrësh masat në kohë. Vonesa në këtë situatë është fatale!’-denoncon PD.
VIDEO/Po! Është ai “Alo, Edi jam”! Ndryshe tha në 27 Shkurt, ndryshe në 2 Mars, ndryshe në 12 Mars!
LEXO EDHE:
RELATED ARTICLES