Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një grafikë ku tregon të dhënat mbi vdekshmërinë nga koronavirusi, i cili po përhapet ditët e fundit edhe në vendin tonë.
Rama thekson edhe një herë se 80% e atyre që përfundojnë në spital të prekur nga virusi, shërohen.
Kryeministri Rama ne Facebook:
Informimi i duhur dhe statistikat rreth kësaj lufte janë ndihmesa më e madhe për të kuptuar çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë duhet të presim. Kjo statistikë tregon të dhënat moshore mbi vdekshmërinë e 20% të atyre që përfundojnë në spital, pasi 80 e të spitalizuarve shërohen.