BallinaEkonomiTatimet: Si funksionon akreditimi i punonjësve të biznesit për qarkullim

Tatimet: Si funksionon akreditimi i punonjësve të biznesit për qarkullim

spot_img
spot_img

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve  njoftoi lidhur me hapat që duhet të ndjekin bizneset për të bërë akreditimin e prunonjësve të tyre në mënyrë që të garantohet qarkullim  pa problem në këto ditë kur po zbatohen rregulla strikte kufizimi.

“Të gjithë bizneset që e kanë të domosdoshëm qarkullimin e punonjësve për në punë, DUHET TË AKREDITOJNË listën e këtyre të fundit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në adresën e email-it: [email protected], duke i paraqitur punonjësve të Policisë një kopje të këtij email-i. Përmbajtja e email-it duhet të jetë si më poshtë.

Emri dhe mbiemri i punonjësit;

Vendi i punës ku do shkoj;

Orari i lëvizjes;

Targa e automjetit me të cilin do qarkulloj punonjësi;

Nuk lejohet marrja në automjet e personave të familjes apo e personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën.

KUJDES!! Kufizoni qarkullimin vetëm për punonjësit të cilët e kanë të domosdoshme lëvizjen me mjet ose kanë pamundësi të lëvizin në këmbë” thuhet në njoftimin  e Tatimeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular