BallinaOP EDKoronavirusi/Thirrje drejtuar Kryeministrit: Ndihmoni me ushqim familjen në nevojë

Koronavirusi/Thirrje drejtuar Kryeministrit: Ndihmoni me ushqim familjen në nevojë

spot_img
spot_img

Thirrje drejtuar Kryeministrit të vëndit!
Sot më shumë se kurrë Shqipëria,me të gjithë aktorët dhe faktorët e saj duhet me sesbën të jetë solidare me qëllim kapërcimin sa me lehte dhe më shpejt të kësaj sprove të pa dëgjuar më parë!
Janë krejt normale,ndoshta dhe të vonuara masat drastike të ndërmarra nga qeveria këto ditë për adresimin e situatës drejt reduktimit,parandalimit dhe rrugezgjidhjes,por e gjithë kjo përveç anës së dobishme ka edhe mjaft efekte negative mbi jetën e qytetarëve përgjithësisht e shtresave në nevojë veçanërisht!
Gjatë këtyre ditëve të shtet-rrethimit dhe izolimit nëpër banesa,përveç stresit të të qënit i mbyllur nuk ka ndoshta asnjë shqetësim,madje pëpiqet që këto ditë ti kalojë mes leximit,televizionit,argetimit me fëmijet etj,duke harruar fare se ka familje në këtë vënd që mezi shtyjnë ditën sepse darka i gjen nëpër kosha duke kërkuar për skrap e kanaçe,që me to të sigurojë Bukën e Ditës!
Zoti kryeminister,juve ndoshta i keni harruar këto shtresa(ndoshta dhe nga angazhimi me situatën)por ato,barqet e të cilëve janë bosh dhe nga uria nuk gjejnë rehati,kanë ngritur zërin duke u lutur për gjërat më bazale,në vijim do parashtrojmë disa prej kërkesave të atyre s’kamnorëve por dhe qytetarëve të tjerë në hall!

1)Si do ti sigurojnë ushqimet familjet s’kamnore që për bazë kanë të ardhurat nga puna rastësore dhe ku zakonisht punon vetë i zoti i shtëpisë?
2)Për familjet që kanë bisnese të vogla dhe që ambjentet e tyre i kanë me qera a do të ketë ndonjë ndërhyrje shtetërore që për periudhën e mbylljes së aktivitetit t’iu pezullohen detyrimet ndaj shtetit dhe por dhe ndaj qiradhënësit?
3)Familjet që jetojnë me qira dhe të ardhurat i sigurojnë nga puna(me ditë),a do të subvencionohen nga shteti për ato ditë të qëndrimit të izoluar?
Ka dhe të tjera shqetësime por këto janë më kryesoret dhe për të cilat shpresojmë që qeveria të ndërhyje menjëherë,përndryshe situata mund të eskalojë drejt pasojave edhe më të rënda se vetë Korona Virusi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular