Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një mesazh drejtuar publikut ka bërë me dije se nuk është marrë asnjë vendim për shtyrjen e provimeve të maturës pasi nuk ka arsye.
Mësimi në RTSH do të vijojë edhe pas 23 marsit thotë shahini teksa thekson se ka kërkuar 1 orë shtesë për maturantët.
NJOFTIM PËR MEDIA
Ministrja Shahini vijon komunikimin me video-mesazh në rrjete sociale, adreson pyetjet e ngritura
Shahini për testimin e maturës: “Për momentin, nuk kemi asnjë arsye të mendojmë pse duhet të shtyhet”
###
Sikurse e ka paralajmëruar, Ministrja Besa Shahini vazhdon traditën e saj të komunikimit nëpërmjet video-mesazheve në rrjete sociale ku adreson në mënyrë të vazhdueshme pyetje që vijnë nga vetë nxënësit apo prindërit e interesuar.
Pyetjes “A do të vazhdojë nisma e leksioneve mësimore në RTSH edhe përtej datës 23 mars?”, Ministrja Shahini u shpreh se:
“Patjetër. Jemi në diskutim me RTSH për mënyrën më të mirë për të vazhduar përtej datës 23 mars. me dije se deri tani nuk ka asnjë vendim për shtyrjen e provimeve të maturës për shkak se s’ka arsye.
Po ashtu ajo thekson se mësimi në RTSH do të vijojë edhe pas 23 marsit ku Ministria ka kërkuar më shumë programe për nxënësit si dhe 1 orë shtesë 13:30- 14:30 për maturantët.
NJOFTIM PËR MEDIA
Ministrja Shahini vijon komunikimin me video-mesazh në rrjete sociale, adreson pyetjet e ngritura
Shahini për testimin e maturës: “Për momentin, nuk kemi asnjë arsye të mendojmë pse duhet të shtyhet”
###
Sikurse e ka paralajmëruar, Ministrja Besa Shahini vazhdon traditën e saj të komunikimit nëpërmjet video-mesazheve në rrjete sociale ku adreson në mënyrë të vazhdueshme pyetje që vijnë nga vetë nxënësit apo prindërit e interesuar.
Pyetjes “A do të vazhdojë nisma e leksioneve mësimore në RTSH edhe përtej datës 23 mars?”, Ministrja Shahini u shpreh se:
“Patjetër. Jemi në diskutim me RTSH për mënyrën më të mirë për të vazhduar përtej datës 23 mars. Pra, përtej këtyre 2 orareve që na i ka dhënë RTSH në dispozicion për të transmetuar leksione dhe përtej leksioneve të lëndëve të caktuara, ideja është që të bëjmë shumë më shumë dhe të kemi edhe programe të tjera që janë edhe argëtuese, edhe edhe edukative”, nënvizoi ajo ndërsa në ditët në vijim do të njoftojë edhe për marrëveshjen finale me RTSH për detajet e programit që do të vijojë përtej kësaj periudhe të jashtëzakonshme.
Ndërkohë, ajo cilëson se kanë ardhur shumë pyetje edhe nga maturantët të cilët janë të shqetësuar për shkak të humbjes së 2-javëve të procesit mësimor dhe orëve të mësimit të humbura për shkak të tërmetit të 2019-tës. Pyetjes së ngritur “A do të shtyhet testimi i maturës?”, Ministrja Shahini i përgjigjet:
“Për momentin, nuk kemi asnjë arsye të mendojmë pse duhet të shtyhet. Unë besoj fuqishëm që këto 2 javë, përderisa jemi detyruar të qëndrojmë në shtëpi, është një periudhë shumë e mirë për të përsëritur të gjitha leksionet dhe për të mësuar në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për testin e maturës. Në mënyrë që t’ju vijmë në ndihmë, kemi kërkuar nga RTSH që të na japë edhe një orar shtesë vetëm për maturantët. Dhe ky orar është ora 13:30-14:30, ku do të transmetojmë leksione të klasës së 12-të të matematikës, biologjisë dhe kimisë, në mënyrë që maturantët të kenë mundësi të thellojnë më tutje aftësitë e tyre në këto 3 lëndë, të cilat konsiderohen edhe si më të vështirat nga vetë ata. Mos harroni, nga ora 13:30-14:30, nga e hëna deri të premten, është edhe një orar shtesë për të gjithë maturantët në mënyrë që të arrijnë të përsërisin disa nga leksionet e klasës së 12-të”.
Në fund të video-mesazhit të sotëm, Ministrja Shahini shprehet se transmetimi i leksioneve do të vijojë edhe të hënën, paçka se në kushte të zakonshme e hëna do të kishte qenë pushim për shkak të Ditës së Verës.
“Ngaqë jemi në kushte të jashtëzakonshme dhe nxënësit i kemi nëpër shtëpi, ne do të vazhdojmë transmetimin e zakonshëm nga ora 10:30-12:00 dhe nga ora 18:00-19:30. Për çdo leksion që humbisni në këto 2 orare, ju lutem vizitoni kanalin youtube të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, mbyll mesazhin e saj Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.