BallinaAktualitetPas konsultimeve në distancë, del urdhri i ri për qarkullimin: Nga e...

Pas konsultimeve në distancë, del urdhri i ri për qarkullimin: Nga e hëna mund të lëvizni në këto orare

spot_img
spot_img

Kryeministri Rama njofton masat e reja për lëvizjen e mjeteve që nga dita e hënë.

Sipas konsultimit me kabinetin e tij, Rama njofton se automjetet e atyre që lëvizin për punë do të mund të qarkullojnë deri në orën 8:00 të mëngjesit dhe nga ora 16:00 në 17:00 të pasdites.

Ata që e thyejnë rregullin do të ndëshkohen me heqjen e patentës për tre vjet dhe me sekuestrimin e automjetit.

STATUSI I KRYEMINISTRIT

😊SAPO KEMI MBARUAR KONSULTIMET E QEVERISË NË DISTANCË!

🔴 TË GJITHË ATA QË DITËN E HËNË DHE NË VIJIM DO TË JENË TË ANGAZHUAR PËR PUNË, NË SEKTORIN PUBLIK APO PRIVAT, DO TË MUND TË QARKULLOJNË ME AUTOMJETE VETËM DERI NË ORËN 08.00 TË MËNGJESIT DHE NGA ORA 16.00 DERI NË ORËN 17.00 TË PASDITES

🔴 QARKULLIMI I AUTOMJETEVE QË NUK JANË PJESË E SHËRBIMEVE SHTETËRORE NË LËVIZJE APO SHËRBIMEVE PRIVATE QË E KANË TË DOMOSDOSHME LËVIZJEN, DO TË JETË E NDALUAR RREPTËSISHT PËR ÇDO AUTOMJET TJETËR JASHTË FASHAVE TË LEJUARA PËR VAJTJA/ARDHJE NË PUNË

🔴 SHKELJA E REGJIMIT TË QARKULLIMIT TË IMPONUAR NGA KUSHTET E LUFTËS ME ARMIKUN E PADUKSHËM QË KËRKON PENGJE NË FAMILJET TONA, DO TË NDËSHKOHET ME HEQJEN E PATENTËS SË DREJTIMIT PER 3 VJET DHE SEKUESTRIMIN E AUTOMJETIT!

🔴 QEVERIA DO TË PUBLIKOJË NESËR AKTIN – NORMATIV PËR MASAT E VEÇANTA ADMINISTRATIVE QË DO TË HYJNË NË FUQI MENJËHERË, DERI NË PËRFUNDIMIN E KËSAJ LUFTE PËR TË MBROJTUR SA MË FORT JETËN E ÇDO SHQIPTARI

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular