Ndërsa ka ndaluar qarkullimin e automjeteve private si masa parandaluese për përhapjen e koronavirusit në vend, kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook, një video për të gjithë ata që kanë biznes privat, i cili varet pikërisht nga qarkullimi I mjeteve.
“Një videoinformacion i thjeshtë nga salla operative e ngritur që dje, për të gjithë ata që kanë një biznes prodhues dhe akoma pyesin se si duhet të veprojnë për të siguruar qarkullimin e punonjësve të tyre apo për t’u sqaruar mbi e-mailin e dërguar në adresën 👉 [email protected] numrat e telefonit: 0694122223 ose 0694122224” shkruan Rama.