BallinaKryesoreKoronavirusi/ Eksperti shpjegon pse prekim kaq shpesh fytyrën tonë dhe si ta...

Koronavirusi/ Eksperti shpjegon pse prekim kaq shpesh fytyrën tonë dhe si ta evitojmë atë

Me përhapjen masive dhe të shpejtë të COVID-19 ekspertët e shëndetit kanë këshilluar që një nga metodat kryesore të parandalimit është të shmangni prekjen e fytyrës tuaj, por për shumë njerëz, kjo është dicka shumë e vështirë për tu realizuar. Në lidhje me këtë, psikologia Natasha Tiwari, ka zbuluar pse i prekim fytyrat kaq shpesh, dhe si ta ndalojmë këtë praktikë.

Duke folur për BBC, ajo shpjegoi: “Është në ADN-në tonë. Ne e kemi të pamundur mos ta bëjmë dicka të tillë është një veprim i pandërgjegjshëm. Ne e dimë këtë sepse edhe njerëzit më të rinj si fetuset në mitër i prekin fytyrat e tyre. “Prandaj, sa herë që i thoni vetes: ‘Mos e prek fytyrën, mos e prek fytyrën, nëse prek fytyrën do të sëmurem vërtet’, do të konsistonte në një kërkesë për të bërë dicka krejtësisht të panatyrshme për ju.”

Tiwari sqaroi se prekja e fytyrës është një taktikë e nën-ndërgjegjeshme për t’ju qetësuar duke aktivizuar disa pika presioni. Nëse keni fëmijë, ka të ngjarë që ata të kopjojnë sjelljen tuaj prekëse, sipas saj.

Ajo shtoi: “Fëmijët shpesh modelojnë të njëjtën sjellje si prindërit e tyre, kështu që nëse prindërit tanë, kur janë të tronditur, prekin fytyrat e tyre ose kur habiten prekin fytyrat e tyre, ne kemi më shumë të ngjarë të bëjmë të njëjtën gjë.”

Fatmirësisht, mes shpërthimit të Koronavirusit, Tiwari zbuloi gjithashtu këshillat e saj kryesore për t’ju ndihmuar të ndaloni të prekni fytyrën tuaj.

Ajo këshilloi: “Ndërsa është pothuajse e pamundur të ndalosh plotësisht të prekësh fytyrën, një mënyrë thelbësore që mund ta bëjë më të lehtë do të ishte të eliminosh zakonet që të shtyjnë ta bësh atë. “Kjo mund të nënkuptojë të vendosni syze në vend të lenteve të kontaktit, të vendosni më pak make-up, kështu që mos ta keni mendjen të rivendosni makiazh përgjatë tërë ditës.”

Së fundmi ajo sugjeron ndryshimin e zakoneve rreth mënyrës sesi i përdorni duart tuaja, veçanërisht nëse jeni lloji i personit që të bëjë gjestikulacione të shumta ndërsa flisni. Ajo shtoi: “Bëni një përpjekje për të kontrolluar duart tuaja dhe t’i kryqëzoni ato mbi prehrin tuaj, dhe atëherë kur tiu lindi dëshira për të prekur fytyrën do të jeni më të vetëdijshëm për atë që po bëni.” (Mirror UK)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular