BallinaAktualitetMjeku në QSUT preket nga COVID-19, shkon në 8 numri i mjekëve...

Mjeku në QSUT preket nga COVID-19, shkon në 8 numri i mjekëve të infektuar

spot_img
spot_img

Gazetarja Aurora Golemi tha në një lidhje live në “News24” nga Infektivi i Tiranës se burime brenda QSUT i kanë konfirmuar se një mjek reanimator është prekur nga COVID-19.

Mjeku i është nënshtruar testit për koronavirus, prej ku ka rezultuar pozitiv, duke e çuar në tetë numrin e bluzave të bardha të infektuar në vendin tonë.

Nga ana tjetër, gazetarja Golemi tha se gjatë orëve të fundit pranë Infektivit të QSUT kanë mbërritur gjashtë autoambulanca, të cilat kanë sjellë pacientë, ku një pjesë e të cilëve kanë zbritur vetë me këmbët e tyre, por një pjesë tjetër janë marrë me barrel.

Kjo hedh dyshime se orët dhe ditët në vijim numri i të prekurve me koronavirus mund të rritet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular