Donika Mici, një nga sipërmarrëset më të njohura në vend, ka treguar se për shkak të koronavirusit, biznesit në përgjithësi dhe veçanërisht ai fason po përballen me vështirësi të mëdha. Mici tha në një lidhje në emisionin “Opinion”, se në biznesin e saj janë të punësuar rreth 2 mijë punëtorë, ndërsa pohoi se buxheti I fasonerisë do të ketë maksimumi vetëm 1 muaj mundësimin e pagave të tyre, pa u paraqitur në punë.
“Buxheti i fasonerisë, është shumë i ulët, për të mbajtur punonjësit, 1 muaj maksimumi 2 muaj. Problemi i fasonerisë është se kanë frikë të humbasin klientët, kanë frikë të humbasin punonjësit”, tha Mici.
E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se çfarë mbështetje kërkojnë dhe çfarë mund të bëjë shteti për ta, Mici tha: “Çfarë ka bërë bota, unë jam fabrikë jo fasoneri, jam fabrikë prodhuese. Mua jo më shumë se dje më janë anuluar 3 milionë e 500 mijë euro faturim,për faktin se klienti nuk ka ku t’i shesë produktet e porositura. Dje më tha që vlerën e lëndës së parë do ta kompensojë, por tani më thotë që nuk mund t’i kompnensojë. Ne kemi blerë mallin, e kemi sjellë në Shqipëri, kemi kosto, kemi transportin”, tha Mici duke pohuar se për dy javët e shkëputura nga puna punonjësve u është parashikuar leja e zakonshme”