Një makinë ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip Mercedes Benz ishte i parkuar pranë një pallati, ndërsa kishte së paku tre javë i palëvizur. Identiteti i pronarit të mbjetit nuk bëhet i ditur por dyshohet se zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme.
Policia e Vlorës dhe grupi i hetimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të saj.