Qeveria do të prezantojë në orën 19:00 planin financiar për përballimin e pasojave të koronavirusit.
Kryeministri Rama në një postim në facebook tha se paketa është konsultuar deri në detaje me grupin e punës dhe me ekspertë ndërkombëtarë.
“Kam shumë besim që me durim të madh dhe kontributin e secilit ne do dalim të gjithë më të mirë e më të fortë nga kjo luftë” u shpreh ai.