Një person është gjetur i vdekur në një kanal në fshatin Rraboshte të Lezhës. Raportohet se kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë parë trupin e viktimës në kanal dhe kanë njoftuar policinë.Burime për mediat bëjnë me dije se viktima është L. Gj.., rreth 60 vjec. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet në lidhje me shkaqet e vdekjes së viktimës.