Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike tha se energjia do të stakohet në disa zona të Tiranës gjatë ditës së sotme.
Shkëputje e energjisë do të bëhet për shkak të punimeve në kuadër të investimit për instalimin e rrjetit 20kV.
OSHEE tha se në datën 2 prill do të punohet gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 në disa kabina dhe zona që do të mbetet pa energji në kryeqytet është Rruga “Besim Alla”, Mëzez, Unaza e Re pjesërisht.
Gjithashtu do të mbetet pa energji nga ora 9:00-15:00 edhe rruga “Qazim Vathi”, rruga “Dum Alla”, rruga “Ali Visha”, rruga “Drago Siliqi” pjesërisht.