Qeveria sot mori vendimin per ndryshimin e orarit te levzjes se kembesoreve dhe aktiviteteve qe do te lejohen te ushtrojne veprimarine e tyre
Nga dita e hënë, tashmë aktivitet do të ofrojnë shërbimin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 13-00, dhe kryesisht pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtisë së barnave, produktet mjekësore dhe institucionet financiare.
Ja lista e aktiviteteve që do të ushtrojnë veprimtarinë dhe atyre që u ndalohet:
Ndarje në aktivitete të lejuara dhe të ndaluara | ||
Kodi NVE – 2 digit | Përshkrimi I aktivitetit | Statusi I Aktivitetit |
1 | Prodhimi bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbime të lidhura me to | Lejohen |
2 | Pyjet dhe shfrytëzimi i pyjeve | Lejohen |
3 | Peshkimi dhe Akuakultura | Lejohen |
5 | Nxjerrja e qymyrit dhe linjiteve | Lejohen |
6 | Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror | Lejohen |
7 | Nxjerrja e mineraleve metalore | Lejohen |
8 | Nxjerrje të mineraleve të tjera nga minierat | Lejohen |
9 | Aktivitete mbështetëse minerare | Lejohen |
10 | Përpunimi i produkteve ushqimore | Lejohen |
11 | Prodhimi i pijeve | Lejohen |
12 | Prodhimi i produkteve të duhanit | Lejohen |
13 | Përpunimi i tekstileve | Lejohen |
14 | Konfeksionimi i veshjeve | Lejohen |
15 | Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure | Lejohen |
16 | Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve | Lejohen |
17 | Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre | Lejohen |
18 | Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara | Lejohen |
19 | Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës | Lejohen |
20 | Prodhimin e kimikateve dhe produkteve kimike | Lejohen |
21 | Përpunimi i produkteve farmaceutike dhe preparateve farmaceutike | Lejohen |
22 | Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës | Lejohen |
23 | Prodhimi i produkteve minerale jometalike | Lejohen |
24 | Metalurgjia | Lejohen |
25 | Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve | Lejohen |
26 | Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë | Lejohen |
27 | Prodhimi i paisjeve elektrike | Lejohen |
28 | Prodhimi i makinerive dhe paisjeve | Lejohen |
29 | Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysëmrimorkiove | Lejohen |
30 | Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit | Lejohen |
31 | Prodhimi i mobiljeve | Lejohen |
32 | Industri të tjera | Lejohen |
33 | Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve | Lejohen |
35 | Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar | Lejohen |
36 | Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë | Lejohen |
37 | Kanalizimet | Lejohen |
38 | Aktivitetet e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve; rikuperimi i materialeve | Lejohen |
39 | Shërbime të tjera të pastrimit e të menaxhimit të mbetjeve | Lejohen |
41 | Ndërtimi i ndërtesave | Lejohen |
42 | Punime inxhinjerike | Lejohen |
43 | Punime të specializuara ndërtimi | Lejohen |
45 | Tregtia me shumicë dhe pakicë i automjeteve, motomjeteve, ciklomotorëve dhe riparimi I tyre | Lejohen |
46 | Gomisteri | Mbyllen |
47 | Tregtia me shumicë, përvec automjeteve, motomjeteve dhe ciklomotorëve | Lejohen |
48 | Tregtia me pakicë, përveç tregtisë së automjeteve, motomjeteve dhe ciklomotorëve | Lejohen |
49 | Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me një mbizotërim të ushqimit dhe pijeve | Lejohen |
50 | Qendrat tregtare | Mbyllen |
51 | Tregtia me pakicë në dyqanet kompjuterike jo të specializuara, Pajisjet Telekomunikuese, Elektronikë e Konsumatorit |
Lejohen |
52 | Dyqane të tjera jo të specializuara të produkteve të ndryshme jo-ushqimore | Mbyllen |
53 | Shitje me pakicë e produkteve të ushqimit, pijeve dhe duhanit në njësi të specializuara |
Lejohen |
54 | Shitje me pakicë e karburantit për automjete | Lejohen |
55 | Shitje me pakicë e pajisjeve kompjuterike dhe për telekomunikacionin (TIK) | Lejohen |
56 | Shitje me pakicë e produkteve të tekstilit në dyqane të specializuara | Mbyllen |
57 | Shitja me pakicë e pajisjeve fizike, ngjyra, xhami të sheshtë dhe materialeve ndërtimore | Lejohen |
58 | Shitje me pakicë e sendeve higjeno – sanitare | Lejohen |
59 | Shitje me pakicë e materialeve të ndërtimit, qeramikës dhe pllaka |
Mbyllen |
60 | Shitje me pakicë e makinerive, pajisjeve dhe produkteve për bujqësinë; Makineritë dhe pajisjet për kopshtarinë |
Lejohen |
61 | Shitja me pakicë e Qilimave, Qilimave të Brezit dhe tapiceri Për Dyshemetë dhe Muret (Qilim, Linoleum) në njesi të specializuara |
Mbyllen |
62 | Shitje me pakicë e pajisjeve shtëpiake në dyqane të specializuara | Mbyllen |
63 | Shitje me pakicë e mjeteve shtëpiake, qelq dhe qeramika | Mbyllen |
64 | Shitje me pakicë e artikujve të ndriçimit | Lejohen |
65 | Shitje me pakicë e makinave qepëse për përdorim shtepiak | Mbyllen |
66 | Shitje me pakicë e sistemve të sigurisë | Mbyllen |
67 | Tregtia me pakicë e instrumenteve muzikorë | Mbyllen |
68 | Tregtia me pakicë e librave në dyqane të specializuara | Mbyllen |
69 | Tregtia me pakicë e Gazetave, Revistave dhe Periodikëve | Lejohen |
70 | Shitje me pakicë për kancelari dhe pajisjeve të zyrës | Mbyllen |
71 | Tregtia me pakicë e muzikës dhe regjistrimeve video në një studio të specializuar | Mbyllen |
72 | Shitje me pakicë e mallrave sportive në dyqane të specializuara | Mbyllen |
73 | Shitje me pakicë e lojërave dhe lodrave në dyqane të specializuara | Mbyllen |
74 | Shitje me pakicë e artikujve të veshjeve | Mbyllen |
75 | Shitje me pakicë e këpucëve dhe mallrave prej lëkure | Mbyllen |
76 | Tregtia me pakicë e ilaçeve në dyqane të specializuara | Lejohen |
77 | Tregtia me pakicë në artikuj mjekësorë dhe ortopedikë në njësi të specializuara | Lejohen |
78 | Shitje me pakicë e artikujve të parfumerive, tualeteve dhe produkteve të higjenës personale | Lejohen |
79 | Mjeket popullore/mjekimet | Lejohen |
80 | Tregtia me pakicë në lule dhe bimë | Mbyllen |
81 | Shitje me pakicë e kafshëve shtëpiake të vogla | Mbyllen |
82 | Tregti me pakicë e orëve, bizhuterive dhe sendeve me vlere | Mbyllen |
83 | Mobilje për zyre me pakicë | Mbyllen |
84 | Shitje me pakicë e materialeve te optikës dhe pajisjeve fotografike | Lejohen |
85 | Tregtia me pakicë në objektet e artit dhe të dekorimit | Mbyllen |
86 | Shitje me pakicë të karburantit shtëpiak dhe për ngrohje |
Lejohen |
87 | Tregtia me pakicë në armët dhe municionet, artikujt ushtarak | Mbyllen |
88 | Shitje me pakicë e sapunëve, pastruesve, produktet e ngjashme | Lejohen |
89 | Shitje me pakicë e produkteve të tjera jo-ushqimore | Mbyllen |
90 | Shitje me pakicë të artikujve të dorës së dytë në dyqane | Mbyllen |
91 | Ambulantët | Lejohen |
92 | Biznes me pakicë me postë ose internet | Lejohen |
93 | Shitje me pakicë e produkteve të ndryshme, përmes nje demonstruesi ose një person i shitjeve (derë më derë) | Mbyllen |
94 | Tregtia e bërë nga makineritë e shitjes automatike | Lejohen |
95 | Transporti tokësor I mallrave dhe me tubacione | Lejohen |
96 | Transporti ujor I mallrave | Lejohen |
97 | Transporti ajror I mallrave | Lejohen |
98 | Magazinimi dhe aktivitete mbështetëse për transportin | Lejohen |
99 | Aktivitete të postës dhe korrierit | Lejohen |
100 | Hoteleri/strultura akomoduese | Lejohen |
101 | Shërbime ushqimi dhe pije (me përjashtim të atyre shërbim catering/delivery) | Mbyllen |
102 | Aktivitete publikimi | Lejohen |
103 | Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete publikimi të muzikës | Lejohen |
104 | Aktivitete të programimit dhe shpërndarjes | Lejohen |
105 | Telekomunikacioni | Lejohen |
106 | Shërbime të teknologjisë së informacionit | Lejohen |
107 | Aktivitete të shërbimit të informacionit | Lejohen |
108 | Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve | Lejohen |
109 | Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm | Lejohen |
110 | Aktivitete të tjera financiare | Lejohen |
111 | Aktivitete të pasurive të paluajtshme | Lejohen |
112 | Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit | Lejohen |
113 | Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit | Lejohen |
114 | Aktivitete arkitekture dhe inxhinjerike; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike | Lejohen |
115 | Kërkim dhe zhvillim shkencor | Lejohen |
116 | Publiciteti dhe kërkimet e tregut | Lejohen |
117 | Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike | Lejohen |
118 | Aktivitete Veterinare | Lejohen |
119 | Aktivitete të marrjes e dhënies me qira | Lejohen |
120 | Aktivitete të punësimit | Lejohen |
121 | Agjensi udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit | Lejohen |
122 | Aktivitete të sigurimit dhe të hetimit | Lejohen |
123 | Shërbime ndaj ndërtesave dhe shesheve | Lejohen |
124 | Administrim zyrash, mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse të ndërmarrjeve | Lejohen |
125 | Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm | Lejohen |
126 | Arsimimi | Mbyllen |
127 | Aktivitete të shëndetit | Lejohen |
128 | Qendra të kujdesit mjekësor | Lejohen |
129 | Aivitete të kujdesit social pa akomodim | Lejohen |
130 | Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëse | Mbyllen |
131 | Bibliotekat, arkivat, muzeumet dhe të tjera aktivitete kulturore | Mbyllen |
132 | Aktivitete të lojrave të fatit dhe basteve | Mbyllen |
133 | Aktivitete sportive, argëtuese dhe çlodhëse. | Mbyllen |
134 | Aktivtetet e shoqatave e organizatave (me përjashtim të mbledhjeve, tubimeve etj) | Lejohen |
135 | Riparimi i kompjuterave dhe artikujve personale dhe familjarë | Lejohen |
136 | Aktivitetete të tjera shërbimi (Trajtime Estetike, mireqenie fizike, palestra) | Mbyllen |
137 | Aktivitete të familjeve si punëdhënës të personelit shtëpiak | Lejohen |
138 | Aktivitete të prodhimit të mallrave e shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet | Lejohen |
139 | Aktivitete të organizatave dhe organizmave ndërkombëtare | Lejohen |
140 | Agjencitë funebre | Lejohen |