Italia mbetet vendi me numrin më dramataik të rasteve të të vdekurve dhe të të infektuarve nga koronavirusi në Europë, por të dielën shifrat treguan nisjen e një rënie të lehtë të rasteve që nga një ditë më parë.

Sipas Mbrojtjes Civile, janë 3,957 raste të reja të infektuarish të dielën, në krahasim me të shtunën që ishin 4,821 raste.

Në ditën kur u zbuluan 12 të infektuar në mbrojtjen civile (kreu i departamentit Angelo Borrelli ishte negativ), janë regjistruar 651 vdekje nga 793 të së shtunës, të cilat sjellin totalin në 5476 viktima.

Në total aktualisht janë 46,638 të infektuar dhe 952 vetë të shëruar brenda një dite, me gjithsej 7024 të shëruar. Në kujdesin intensiv janë 3009 njerëz, 152 më shumë se dje.