Policia i konfiskon pajisjet muzikore këngëtarit Robert Berisha.
Arsyeja sipas mediave në Kosovë, është se këngëtari kishte thyer urdhrin e karantinës duke organizuar koncert në një qendër sudentore.
Në këto konvikte qëndrojnë persona të karantinuar për një periudhë 14 ditore, pasi kanë hyrë në territorin e Kosovës pas përhapjes së virusit Covid-19.
Më herët Robert Berisha është ankuar për kushtet ku po kalojnë karantinën këta persona.