Ndërron jetë në Itali emigranti shqiptar i prekur nga koronavirusi

1
840
Padua (Italy), 22/02/2020.- Ambulances and health workers are seen outside the Padua's hospital, northern Italy, 22 February 2020. A woman of Milan's Lombardy region has died after being infected with the coronavirus, becoming the second death following that of a 78-year-old man who died on 21 February. The new wave of cases in Italy's northern regions have triggered shut-downs of shops, offices and community centers. (Italia) EFE/EPA/NICOLA FOSSELLA

Një shqiptar i prekur nga Koronavirusi në Bergamo nuk ka mundur të mbijetoje. Lajmi është konfirmuar nga një i afërm i tij në një status në Facebook.

Statusi i Artion Barjamaj:

Kam shijuar pafund miqësinë tonë të veçantë, bisedat e gjata dhe sensin tënd të humorizmit…

Familjet tona kanë qenë shumë të afërta, bashkëshortja jote me time më pothuajse motra, unë me djemtë e tu si vëllezër…

Një harmoni e jashtëzakonshme na kapte të gjithëve sa herë familjet tona takoheshin. Jeta sikur bëhej më e thjeshtë, problemet, vështirësitë sikur largoheshin, koha sikur ndalej… Për ato çaste kishim kohë të mendonim për bukurinë e jetës, për momentet e bukura që kemi kaluar dikur, edhe pse ishim të varfër, por të lumtur pafund.

Flisnim shumë dhe për objektivat e të ardhmes, përpiqeshe shumë të më mësoje gjëra që dije më mirë dhe më saktë, ndërkohë unë, si një nxënës i mirë, dëgjoja me vëmendje. Nuk mungonin dhe përplasjet e ideve dhe debatet, i jepnin më shumë dinamizëm bisedës dhe e bënin akoma më interesante.

Na lëndove shumë të gjithëve kur morëm vesh se ky virus i mallkuar të kishte prekur. Pafundësisht më shumë kur morëm vesh se nuk ja dole dot. Sa keq më vjen që nuk kemi mundësi të ishim me ty të të shoqëronim për në shtëpinë e fundit.
Jam i bindur që po ikën krenar, ke lënë mbrapa emër të mirë, të një njeriu plot vlera dhe punëtor. Arrite të ndërtosh një familje me njerëz fantastik.

Do të të kujtoj gjithë jetën plot me buzëqeshje dhe respekt…

Pusho në paqe xhaxhi Besnik…

1 Koment

Comments are closed.