Vetëm ditën e sotme janë zbuluar 104 raste me COVID-19 në gjithë Shqipërinë. Në ambientet e jashtme të Urgjencës së QSUT-ë ka filluar ngritja e çadrave, me gjasa për të përballuar një fluks të mundshëm të qytetarëve të prekur me koronavirus.
Faktin e ka pohuar edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një komunikim me publikun. Ajo bëri të ditur se në kuadër të masave të marra, përpara Urgjencës së QSUT ka nisur tashmë ngritja e çadrave të triazhit mjekësor.
“Kemi vendosur ngritjen e çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së QSUT dhe përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës. Aktualisht po përfundon trajnimi i ekipeve që do të vendosen në shërbimet e triazhit në çadra”, bëri me dije Manastirliu.