BallinaKryesoreDorëzohet edhe Japonia, Lojrat Olimpike shtyhen për në vitin 2021

Dorëzohet edhe Japonia, Lojrat Olimpike shtyhen për në vitin 2021

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Lojrat Olimpike “Tokyo 2020” pritet të zhvillohen vetëm në verën e vitit të ardhshën. Pas rezistencës së gjatë edhe organizatorët japonezë janë dorëzuar përballë rezikut të Coronavirus. Sipas televizionit publik japonez “NHK”, vetë kryeministri Shinzo Abe ka kërkuar zyrtarrisht shtyrjen e turneut më të rëndësishëm të sportit botëror në program për t’u zhvilluar në verë.

26286926 0 Image A 17 1584949187016

Kryeministri japonez ia ka komunikuar këtë këresë presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach gjatë video-konfernecës me zyrtarët e tjerë të lartë të CIO. Në përfundim të saj, Abe ka bërë të ditur se edhe Komiteti Olimpik ishte dakord 100% me këtë kërkesë të Japonisë. Në këtë pikë pritet vetëm njofrimi zyrtar nga ana e CIO, që pritet të vijë shumë shpejt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular