BallinaAktualitetKoronavirusi "futet" vrullshëm tek Thesarit në Fier, nga 6 persona në zyrë,...

Koronavirusi “futet” vrullshëm tek Thesarit në Fier, nga 6 persona në zyrë, 5 dolën pozitivë, 1 e dyshuar

Fieri ka shënuar katër raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit dhe të gjithë ata janë kolegë, punonjës të degës së Thesarit të qytetit.

Fillimisht, me koronavirus u konstatua një kolegu i tyre, i cili duket se ia ka ngjitur edhe të tjerëve.

Pas konstatimit me koronavirus të të parit, të tjerët janë futur në karantinë, por ata kanë shfaqur probleme me shëndetin duke bërë që ISHP t’i testojë duke dalë të katërt

Siç raporton gazetarja Valbona Davidhi për abcnews.al, tamponi i është marrë edhe një tjetër punonjëseje të degës së Thesarit që ka qenë në zyrë me pesë të parët pasi kishte shenja të koronavirusit.

“Në total kemi pesë punonjës të degës së Thesarit të Fierit. Sot u konfirmuan katër nëpunëse të degës së Thesarit sepse kanë patur kontakte pune me personin e parë. Të gjithë ata po qendrojnë në shtëpi, ndërsa pas kësaj faze do të kryhen teste edhe për familjarët e tyre”, raporton gazetarja.

Kështu, zyra në fjalë kishte gjashtë punonjës, pese prej të cilëve janë konfirmuar tashmë me koronavirus, ndërsa e gjashta dyshohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular