30 mjekë shqiptarë do të mbërrijnë në Bergamo pasditen e sotme për të mbështetur Italinë në situatën e emergjencës ndaj koronavirusit. Siç raporton Corriere, mjekët do të mbërrijnë në aeroportin e Romës, por do të veprojnë në të gjithë qytetin e Bergamos, ku do të transferohen.
Vajtja e personelit shëndetësor shqiptar në Itali është fryt i një marrëveshjeje mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dje ministrit të jashtëm italian Luixhi Di Maio, shkruan abcnews.al.
Mjekët do të qëndrojnë në Itali një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.
Vendimi është marrë një ditë më parë dhe është botuar edhe në Fletoren Zyrtare. Mjekët do të paguhen nga Shqipëria, në vlerën 3 000 euro në muaj, për mjekët dhe 2500 euro për infermierët.
Fondi prej 11 000 000 lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
Sipas burimeve të Corriere della Sera, kryeministri shqiptar është shprehur se nuk mund të shihte Italinë në kaq shumë vështirësi dhe do të ndihmojë sepse shqiptarët e duan Italinë.
Ministri DI Maio u shpreh se mjekët shpëtojnë jetë dhe në këtë moment vendi po rizbulon vlerën më të rëndëishme që është jeta. DI Maio do të presë mjekët shqiptarë në aeroport.