Infermieri kuksian Korab Gjana që i është bashkuar 30 mjekëve e infermirëve që kanë shkuar në Itali, ka treguar situatën se ccfarë ndodh në shtetin fqinj.
Në një bisedë me Skype nga Italia, Gjana tha se ditën e parë ju është komunikuar gjendja dhe mënyra se si punohet.
Ai tregon se nesër do të jenë në krah të kolegëve italianë.
Ai më tej pohoi se ka pafund ambulanca dhe avionë që vijnë me pacientë të infektuar, ndërsa stafi i mjekëve dhe infermjerëve shqiptarë ndodhen në spitalin civil të Brescias.
‘Pacientët janë të panumërt, vijnë pa fund helikopterë dhe ambulanca.
Nesër do fillojmë dhënien e ndihmës tonë ndaj stafit italian.
Ditën e parë u informuam mbi masat dhe gjendjen në të cilën ndodhet vendi përballë kësaj situate’, tha Gjana. /Faxweb