BallinaKryesoreVIDEO/Rënkimet seksi të përkthyeses në kufjet e deputetëve, Kuvendi nis hetimet

VIDEO/Rënkimet seksi të përkthyeses në kufjet e deputetëve, Kuvendi nis hetimet

spot_img
spot_img

Kuvendi i Kosovës është kthyer për disa minuta në një sallë që ushtonte nga zhurma të çuditshme, të interpretuara si ‘pasthirrma seksi’. Kjo ka ndodhur gjatë seancës së Kuvendit për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, të mbajtur më 9 mars.

Mediat kosovare shkruajnë se një nga përkthyeset e Kuvendit, teksa përkthente fjalimin e një deputeteje nga gjuha turke në atë shqipe, lëshoi disa pasthirrma që ushtuan në kufjet e të gjithë sallës.

Pasi video nisi të qarkullojë në media, Kuvendi i Kosovës ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Zyra e sekretarit të Kuvendit të Kosovës ka theksuar se përkthyesja zyrtare e gjuhës turke ka munguar për shkaqe shëndetësore atë ditë dhe është zëvendësuar nga një e re. Sipas tij, pasthirrmat e çuditshme kanë ardhur nga zëvendësuesja e saj.

“Në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 9 mars 2020, në mungesë të përkthyeses zyrtare të gjuhës turke (për shkaqe shëndetësore), Grupi Parlamentar 6+, në mirëkuptim, ka angazhuar për përkthim nga gjuha turke në atë shqipe dhe anasjelltas një tjetër person në grup. E njëjta, në këtë angazhim jashtë punës së saj të kontraktuar, ka përkthyer me kapacitetin e saj.

Duke pasur parasysh se një videoxhirim nga seanca është bërë viral në media online dhe rrjete sociale, i nxjerrë jashtë kontekstit, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kërkuar nga organet kompetente të zhvillojnë hetime përkatëse për vlerësimin e gjendjes faktike”,– thekson komunikata e Kuvendit të Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular