BallinaKryesoreAmbasada shqiptare në Athinë: Ja mënyrat dhe kushtet për t'u kthyer nga...

Ambasada shqiptare në Athinë: Ja mënyrat dhe kushtet për t’u kthyer nga Greqia në atdhe

spot_img
spot_img

Në përgjigje të shqetësimit të qindra nështetasve shqiptarë, të cilët kanë mbetur brenda kufijve të Greqisë me rastin e pandemisë së COVID-19 dhe kërkojnë të kthehen në atdhe, ambasada Shqiptare në Athinë ka bërë publik një sqarim të plotë.

Ämbasada: “Duke marrë parasysh situatën e rënduar për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-19, dhe në vijim të shqetësimeve të ngritura lidhur me kthimin në Shqipëri të shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen në Greqi në kuadrin e regjimit 90 ditor të qëndrimit në zonën Shengen, sqarojmë se:

Aktualisht, kufiri tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë (Kakavi, Kapshticë, Qafë Botë) është i hapur për qytetarët të cilët duan të kthehen në Shqipëri, të cilëve u mbaron afati maksimal i qëndrimit 90-ditor në Greqi, ose për raste urgjente/shëndetësore;

Kalimi i kufirit lejohet vetëm për këmbësorët, duke u kujdesur që nga ana tjetër e kufirit t’i marrë një person/i afërm/i njohur i cili duhet të ketë tërhequr paraprakisht nga Komisariati i Policisë në Shqipëri autorizimin për udhëtimin drejt kufirit. Aplikacioni për Autorizimin personal gjendet në linkun http://autorizime.asp.gov.al;

Për lëvizjen drejt pikës kufitare të Kakavijës mund te merret informacion në agjencinë e autobusëve Leoforo Kifisias 100, nr tel 0030215129363 ose 0030 210 5129365, për linjë udhëtimi deri në Janinë dhe nga aty për lëvizje deri në kufi;

Për të lëvizur brenda territorit grek, në kontekstin e masës së shpallur nga autoritetet greke për ndalimin e lëvizjeve jo të nevojshme, duhet të ndiqen udhëzimet që gjenden në linkun https://forma.gov.gr/;

Pas kthimit në Shqipëri duhet të ndiqni udhëzimet e autoriteteve shqiptare dhe të qëndroni në izolim për 14 ditë, për të evituar masa disiplinore;

Mund të kërkoni shtyrje të qëndrimit 90 ditor në Komisariatin e Policisë ku keni vendqëndrimin aktual, vetëm në rast të karantinimit për shkak të virusit Covid-19, ose të problemeve të rënda shëndetësore të vërtetuara me raport mjekësor nga mjeku qe trajton sëmundjen tuaj.

Për çdo sqarim të mëtejshëm ose nevojë emergjente, ju mund të kontaktoni në telefonin e emergjencës së Ambasadës i cili funksionon 24/7: +306941658183, ose të dërgoni e-mail në adresën elektronike: [email protected].

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular