Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar edhe Andi Koraqi, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, por ndodhet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili tashmë njihet si spitali COVID-2. Koraqi mban edhe postin e zv/dekanit të Fakultetit të Mjekësisë.
Pak ditë më parë u njoftua se i infektuar me COVID-19 është edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Po kështu, është prekur nga COVID-19 edhe drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami.