Ato sjellin veçoritë e njëjta sikur aplikacioni për telefon, por e bëjnë më të lehtë komunikimin mes njerëzve.
“Jemi duke u munduar të gjejmë më shumë mënyra për të bashkuar njerëzit, edhe kur janë të ndarë fizikisht”, ka shkruar shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg.
Facebooku e kishte prezantuar aplikacionin e Messengerit për desktop në konferencën F8 të një viti më herët. Por pasi konferenca e sivjetme u anulua për shkak të koronavirusit dhe përdoruesit kishin nevojë për këtë aplikacion në kompjuterë, kompania e lansoi pa ndonjë konferencë të mbajtur.
Muajin e shkuar, versioni në Mac ishte vënë re gjatë testimeve. Messengeri kishte pasur një aplikacion për Windows më 2011, para se ta hiqte deri më tash.
Mangësia kryesore e Facebook Messengerit tani për tani është se mund të organizojë thirrje me video në grup deri tetë personash, për dallim nga “Zoomi” që ofron grupe deri në 500 persona.
Kjo nënkupton që Messengeri s’mund të marrë përdorues të rinj edhe pas izolimit të njerëzve për shkak të koronavirusit.
Ai nuk ofron po ashtu një mënyrë të lehtë për të shpërndarë linkun që njerëzit të tjerë të lidhen dhe nuk është shumë i efektshëm për ngjarjet e mëdha, sipas “techcrunch”.
Ekziston edhe opsioni për platformë në ngjyrë të zezë.
Shkarkoni aplikacionin nga Microsoft Store ose MacApp Store.